Zeneli: Ajo që ndodhi sot është një ditë e zezë për demokracinë, Evropa në tension të madh
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ambasador Bashkim Zeneli u shpreh se ajo që ndodhi sot është një ditë e zezë për demokracinë për vendet e Evropës dhe më gjerë.
Sipas tij, kjo është një goditje nga Rusia për arkitekturën e gjithë sigurisë së Evropës dhe perspektivës së mëtejshme.
Zeneli: Ajo që ndodhi sot është një ditë e zezë për demokracinë për vendet e Evropës dhe më gjerë. Duhet thënë se ishte një paralajmërim i pritshëm sepse prania e mbi 150 mijë trupave rus dhe dislokimet e tjera, tregonin një aksion të tillë.
Bota sot u gdhi ndryshe, kancelaritë evropiane janë vërtetë në një tension të madh. Janë mbledhur këshillet e sigurisë të mjaft vendeve për të analizuar situatën për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. Kjo është një goditje për arkitekturën e gjithë sigurisë së Evropës dhe perspektivës së mëtejshme.