Zyrtare/ Prej 2 vitesh pjesë e Tiranës, lojtari largohet nga bardheblutë

Edison Kola e ka mbyllur me Tiranën pas përfundimit të kontratës, siç edhe ishte paralajmëruar.
Kola qëndroi për dy edicione te bardheblutë ndërsa gjatë gjatë këtij sezoni nuk regjistroi ndeshje për shkak të dëmtimit të rëndë.
Tashmë mbetet për t’u mësuar ku do vazhdojë karriera e 25-vjeçarit.
“Ishte një nder i madh të vishja fanellën e këtij klubi historik dhe të përfaqësoja ngjyrat bardheblu.
Dua të falënderoj drejtuesit, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët për mbështetjen dhe respektin që më kanë treguar gjatë gjithë kohës sime këtu.
Ju uroj suksese të mëdha në vazhdim. Me respekt, Edison Kola”.

