Lufta në 100 plumba në Malësi të Madhe/ Dyshohet për një person të plagosur, kontrolle në spitale e qendra ambulatore
Një informacion operative i mbërritur në policinë e Shkodër ka mobilizuar këta të fundit duke ushtruar kontrolle në ambiente të spitaleve me qëllim gjetjen e dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e 2 shkurtit në Malësi të Madhe.
Në kërkim janë shpallur Rivaldo Pllanaj dhe Erion Vocrri të cilët gjatë momentit të sulmit rezultojnë të kenë lëvizura me motor dhe besohet se njëri prej tyre të jetë i plagosur në pjesën e këmbëve.
Pavarësisht kontrolleve nuk është arritur të zbulohet vendndodhja apo lokacioni i tyre. Pavarësisht se dy persona janë shpallur në kërkim hetimet po shtrihen edhe tek përfshirja e personave të tjerë në ngjarje.
Kjo sipas burimeve konfidenciale të siguruara nga Ora News në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të kalibrave të ndryshme çka do të thotë se janë përdorur më shumë se dy armë te ndryshme.
Pavarësisht se policia lokale ka dal në pistën e një grabitje të mundshme kjo nuk është përfundimtare.
Për shkak të sekretit hetimor mbi ngjarjen policia shprehet mjaft e rezervuar e ndërsa po verifikohen disa kamera te tjera sigurie kryesisht drejt ato që ndodhen drejt qëndres se qytetit.

