Probleme me Facebook-un këtë mëngjes, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të shërbimit

Probleme me Facebook-un këtë mëngjes, mijëra përdorues

Platforma sociale Facebook po përballet me probleme teknike gjatë mëngjesit të së dielës, 19 korrik, duke shkaktuar vështirësi për mijëra përdorues në aksesimin e rrjetit social.

Raportimet për ndërprerjet kanë nisur rreth orës 09:30, ku disa përdorues kanë hasur probleme gjatë hyrjes në llogaritë e tyre dhe në shfaqjen e faqes kryesore të platformës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Downdetector, një platformë që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, një numër i konsiderueshëm përdoruesish kanë raportuar probleme me funksionimin e Facebook-ut.

Deri tani, nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e ndërprerjes apo kohën kur shërbimi do të rikthehet plotësisht.

Problemet duket se lidhen me aksesin në platformë dhe ngarkimin e përmbajtjeve për disa përdorues.

Facebook është një nga platformat sociale më të përdorura në botë dhe ndërprerjet e tilla zakonisht prekin një numër të madh përdoruesish brenda një kohe të shkurtër.

 

EMISIONET