Google ndryshon logon për finalen e Botërorit 2026, doodle special për përballjen Argjentinë-Spanjë

Google ndryshon logon për finalen e Botërorit 2026, doodle special

Google ka shënuar finalen e Kupës së Botës 2026 me një doodle të veçantë dedikuar sfidës së madhe mes Argjentinës dhe Spanjës.

Në faqen kryesore të motorit të kërkimit, logoja ikonike e Google është transformuar në një grafik festiv ku ndërthuren ngjyrat e dy kombëtareve finaliste dhe shfaqen emblemat zyrtare të të dyja vendeve.

Elementi qendror i doodle-it është një top futbolli, i cili zëvendëson shkronjat karakteristike të logos, ndërsa simbolikat e Argjentinës dhe Spanjës i japin një atmosferë të veçantë përballjes historike.

Kjo nuk është hera e parë që Google i kushton vëmendje turneut më të madh të futbollit në botë.

Gjatë Kupës së Botës 2026, kompania ka krijuar një seri grafikash të dedikuara për ekipet kombëtare dhe momentet kryesore të kompeticionit.

Më herët, Google kishte publikuar doodle të veçanta edhe për Ditën e Ndeshjes së Argjentinës dhe Spanjës, duke përfshirë elemente nga identiteti dhe historia e secilës kombëtare.

Me këtë dedikim, Google i është bashkuar atmosferës së finales së Kupës së Botës 2026, një prej eventeve më të ndjekura sportive në botë.

 

EMISIONET