Lobimi në SHBA, Endrit Braimllari dëshmon në SPAK
Endrit Brahimllari është pyetur në SPAK për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seanca e dëshmisë është zhvilluar menjëherë pas ardhjes së letër-porosisë nga SHBA, ku ai është pyetur nga prokurorët e SPAK-ut në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.
SPAK ka vënë nën hetim ish-Presidentin Meta pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar dollarë të padeklaruar për qëllime lobimi, në kohën kur drejtonte LSI-në.
Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë.