Çfarë ndodhi në Gjykatën e Lartë? Regjistrohet rekursi i Ahmetajt kundër kontrollit të shtëpisë së bashkëjetueses

Çfarë ndodhi në Gjykatën e Lartë? Regjistrohet

Regjistrohet kërkesa e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar kontrollin në vilën në Hamallaj të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha.

Mësohet se kërkesa është regjistruar dje, ndërkohë relator i çështjes është Medi Bici.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

EMISIONET