Avokati i Zotos nuk paraqitet, dështon seanca për incineratorin e Elbasanit, Jonida Zeqo i shmanget drejtësisë
Dështon seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa në sallë e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se Gjykata e Posaccme në relacionin e saj njoftoi se Zeqo nuk është gjetur në shtëpi as nga policia e Durresit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK-ut.
Togat e zeza relatuan se Jonida Zeqo po i fshihet drejtësisë
Zeqo i kishte dërguar dy emaile gjykatës ku i konfirmonte marrjen e dijenisë për seancën e sotme dhe kërkonte të përfaqesohej nga avokati Sajmir Vishaj.
Por këto emaile nuk janë pranuar nga gjykata, e cila vendosi t’ia rrëzojë kërkesën.
Prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja theksuan në seancë se nuk mund të konsiderohen e pranishme, sepse emailet nuk verifikohen se janë të saj.
Po ashtu, ajo nuk është gjetur në banesë nga policia dhe OPGj-ë dhe kërkoi që të shpallet në kërkim.