Kush është Pano Kokoveshi që u arrestua sot me Fredi Bejlerin? Lidhja e tij me 2 njerëzit e masakrës së Peshkëpisë në ’94-ën

Pano Kokoveshi, truproja i Fredi Belerit, që është ndaluar për krim zgjedhor në Himarë, rezulton të jetë i afërmi i Andrea dhe Nikollë Kokoveshit.
Këta dy persona së bashku me Fredi Belerin nën siglën e organizatës "MAVI" kanë nga Greqia në teritorin shqiptar të armatosur duke sulmuar me armë të ndryshme postën kufitare të Peshkëpisë.
Në datë 10 Prill 1994 në orën 02.40 një komando para ushtarake e emërtuar "PIRRO" që i përkiste organizatës terroriste greke "Fronti për çlirimin e Vorioepirit" (MAVI) e përbërë nga 8 (tetë) persona të armatosur me armë zjarri, me uniformë ushtarake të ushtrisë greke u fut në territorin shqiptar në afersi të fshatit Peshkëpi të rrethit të Gjirokastrës.
Në thellësi të territorit shqiptar, rreth 4 kilometra në një qendër stërvitore ushtarake të efektivave shqiptare, vrasin në befasi me armë zjarri ushtarin roje Arsen GJINI, 20 vjeç nga fshati Seman i rrethit Fier.
Pasi vranë ushtarin hynë në fjetoren e ushtarëve kur këta po flinin gjumë dhe hapën zjarr kundër tyre.
Nga këto veprime kriminale mbeti i vrarë komandanti i stërvitjes, Kapiten i Parë Fatmir SHEHU, nga Tepelena dhe banues në Gjirokastër, si dhe u plagosën tre ushtarë.
Mbasi kryen këto akte të rënda kriminale ata thërrisnin:
"Këto i kini për Vorio Epirin!" si dhe "Mos kujtoni se ne kemi harruar”.