Arrestimi i Fredi Bejlerit, Rama: S'ka lidhje me betejën politike. Prokuroria të provojë akuzat ndaj tij
Për kryeministrin Edi Rama arrestimi i kandidatit të opozitës në bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri nuk ka asnjë lidhje me betejën politike dhe elektorale që ai ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve, teksa Bejleri ka qenë në shënjestrën e sulmeve dhe akuzave të kreut të qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, në reagimim përmes rrjeteve sociale, Rama thotë se ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, shprehet kreu i Qeverisë Edi Rama.