Ambasadorja greke takim me Xhaçkën pas shoqërimit të Belerit, Idrizi: Çfarë lidhje ka ministria e Greqisë me zgjedhjet këtu
Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër pas notës së protestës që pritet që t’i dorëzohet ministres së jashtme Olta Xhaçka nga ambasadorja greke në vendin tonë, pas shoqërimit të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Himarën Fredi Beleri.
Idrizi shprehet se diçka e tillë është e papranueshme, dhe është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
Reagimi i Idrizit
Vazhdojm te pranojm te papranueshmen!
Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kanditat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke?
Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri?!
Ministria znj Olta Xhacka, nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke , por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise.