Nga Shkodra në Skrapar, Meta kërkon mbështetjen e kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”: Më 14 maj të firmosim ndryshimin

Nga Shkodra në Skrapar, Meta kërkon mbështetjen e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka potsura një foto nga Shkodra.

“Mirëmëngjes miq nga kalaja e pamposhtur e demokracisë dhe e pluralizmit”, shkruan Meta.

Mirëmëngjes miq nga kalaja e pamposhtur e demokracisë dhe e pluralizmit.

Si Shkodra e 6 Marsit do jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.

Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Meta thekson se një nga kënaqësitë e kësaj fushate elektorale ka qenë njohja me Dr.Pashk Gjonin, që kandidon për kryebashkiak në Lezhë.

"Një nga kënaqësitë e kësaj fushate elektorale ka qenë njohja me Dr.Pashk Gjonin.

Dr.Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive.

Më 14 Maj, Lezha do të zgjedhë Ndryshimin dhe me Dr. Pashk Gjonin, Bashkia e Lezhës do t’i rikthehet qytetarëve.

Bashkë Fitojmë!", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

Po ashtu kreu i PLK-së kërkon mbështetjen edhe të kandidatit për kryebashkiak të Skraparit, Euglen Mustafallari.

"Të dashur vëllezër dhe motra të Skraparit! Ta mbështesim fuqimisht më 14 Maj, Euglen Mustafallarin për Ndryshimin në Skrapar!

Eugleni është djali juaj dhe ai ka një dashuri të madhe për Skraparin dhe bashkëqytetarët e tij.

Ai ka vizionin, energjinë pozitive dhe vendosmërinë për t’ju shërbyer dhe për ta kthyer Skraparin në një zonë të zhvilluar, ashtu siç e meriton. Bashkë Fitojmë!", shprehet Ilir Meta.

ilir meta pashk gjoni meta

EMISIONET