Kush është i plagosuri në “Don Bosko” që u arrestua 9 vite më parë me arsenal armësh në Laç

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (12 mars) pasi një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos.

Plumbat lanë të vdekur banakieren e lokalit, të identifikuar si Mimoza Paja, 62 vjeçe dhe të plagosur 5 të tjerë, mes tyre dhe një vajzë 10 vjeçe.

Të plagosurit pak minuta oas ngjarjesh do të identifikoheshin dhe që janë: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Astrit Mera, njëri nga 5 personat që mbetën të plagosur në atentatin me një viktimë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, rezulton se është arrestuar 9 vite më parë pasi i janë sekuestruar një sasi municionesh luftarake.

Bëhet fjalë për finalizimin e operacionit policor të koduar “B-13”,  me 22 prill të vitit 2014, ku në kërkim u shpall dhe vëllai i tij Përparim Mera.

Arsenali i armëve që iu sekuestrua në atë kohë 34-vjeçarit Astrit Mera nga policia:

Automatik Model-56.

Pistolete tip TT , me tre krehera me 19 fisheke.

Pistolete tip Zastava, me nje kreher me 5 fisheke.

Revolver tip Smith & Ëesson, me mulli, me 6 fisheke.

3 (tre) arme gjahu automatike.

Pushke sportive pneumatike.

Granata cope 2, njera sulmuese tjetra mbrojtese, sebashku me ndezesat respective.

Kallepe lende eksplozive 2 cope (tritol)

Kapsolla detonatore 44 cope me fitil.

Kapsolla elektrodetonatore 9 cope.

Lende narkotike (Canabis sativa) 2,6 gr

Doreze metalike (perforcues grushti).

Krehera automatiku model-56, 8 (tete) cope

Fisheke arme gjahu 443 cope.

Fisheke revolver 34 cope.

Fisheke model 56 cope 282

Fisheke model-54 cope 117

Fisheke model 53 cope 10

 

atentat sahit murati fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja don bosko vrasja

EMISIONET