Aksident në "zemër" të Tiranës/ Dy automjete për*lasen përballë Ministrisë së Jashtme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2026, 20:07

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, përballë Ministrisë së Jashtme, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja raportohet se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e trafikut në zonë.

