Flamur Noka: Ish-drejtoresha e Postës në Durrës frekuentoi kazinotë 335 herë, bashkëshorti i saj një h*rr i shpërblyer për blerje votash

Flamur Noka: Ish-drejtoresha e Postës në Durrës frekuentoi

Flamur Noka, ka denoncuar publikisht ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, dhe bashkëshortin e saj, Fetah Mataj, duke i akuzuar se kanë shpërdoruar 69 milionë lekë të reja nga arka e shtetit për t'i luajtur në kazino.

" Me paratë e shqiptarëve luajnë bixhoz burrë e grua. Ajo drejtoreshë poste, ai kryepatronazhist i rilindjes. Një horr i shpërblyer për blerje të votës dhe shantazh për vota për #PS.

Për t'u mbrojtur nga drejtësia, Elisabeta dhe Fetah Mataj thonë se kanë 6 fëmijë, mirëpo ajo vetë shënon 335 herë hyrje në kazino ndërsa ai 340 herë gjatë muajve të fundit.

Ish Drejtoresha e Postës Shqiptare në #Durrës, Elisabeta Mataj, akuzohet për përvetësimin e paligjshëm të 69 milionë lekëve të reja nga arka e postës. Në periudhën prill-maj, kur paratë janë tërhequr nga arka, ajo i frekuentoi kazinotë 27 herë", shkruan Noka.

EMISIONET