Atentati në Don Bosko, policia: U qëllua drejt lokalit, pika kontrolli në disa qytete

Atentati në Don Bosko, policia: U qëllua drejt lokalit, pika kontrolli

Një atentat drejt një lokal në Don Bosko ka lënë të vdekur banakieren e lokalit ndërsa janë plagosur 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Banakierja e identifikuar si Mimoza Paja, 62 vjece nuk i ka shpëtuar dot plagëve, ndërsa mes 5 të plagosurve është dhe një 10 vjecare që është plagoasur nga ciflat e xhamave.

Në një njoftim zyrtar policia ka njoftuar se për ngjarjen është ngritur një grup i posacëm dhe janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

sahit murati fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja don bosko atentat vrasja

EMISIONET