DITA e 51-të/ Vijon protesta para Kryeministrisë, qytetarët dhe aktivistët mbajnë fjalimet...

Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe këtë ditë, duke shënuar ditën e 51-të të tubimit përpara Kryeministrisë.

Si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përballë godinës së qeverisë, ku kanë mbajtur fjalime dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës politike në vend.

Pjesëmarrësit kanë dalë me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër klasës politike, ndërsa kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Protesta vijon të mbahet çdo ditë përpara Kryeministrisë, me qytetarët që deklarojnë se do të vazhdojnë tubimet e tyre.

EMISIONET