Dyshime se ishte objektiv i atentatit, "zhduket" Fatjon Murati, ishte me "Arrest Shtëpie"

Një atentat drejt një lokal në Don Bosko ka lënë të vdekur banakieren e lokalit ndërsa janë plagosur 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se pronari i lokalit Fatjon Murati ka qënë nën masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" pas arrestimit, ndërsa gjatë kontrollit ai nuk është gjetur në banesën e tij.

Dhe tashmë dyshohet se Fatjon Murati ka dalë jashtë Shqipërisë.

Fatjon Murati është një eksponent i njohur për policinë, si pjesë e një grupi kriminal dhe i arrestuar më parë si i përfshirë në masakrën e Fushë-Krujës.

Murati u arrestua nga policia më 8 tetor 2022, teksa në makinë ishte dhe me Endrit Doklen, ish-pjesëtar i Bandës së Durrësit.

atentat sahit murati fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja don bosko vrasja

EMISIONET