Kthupi: Arresti masa më ekstreme, prokuroria e kërkon në 99% të rasteve, deformim i Kodit Penal
Në “Drejt” nga Luan Rama, Rezart Kthupi jurist në PD u shpreh se ndonëse kodi penal thotë se arresti me burg është masa me ekstreme që kërkohet nga prokuroria.
Kthupi: Sot kemi një problem. Ndonëse kodi penal thotë se arresti me burg është masa me ekstreme që kërkohet nga prokuroria dhe merret nga gjykata, kjo është masa më e rëndomtë që kërkohet nga prokuroria në 99% të rasteve.
Ky është një deformim i arrestit me burg, sepse merret në raste shumë të veçanta. Dhe ky është deformim i kodit dhe frymës së tij, pasi mund të merren shumë masa të tjera. Nëse do të bëhej një gjë e tillë nuk do të kishim këtë situatë.