Logu: Kemi më shumë të paraburgosur se të burgosur, jemi 30% mbi normën evropiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 21:58
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Marash Logu u shpreh se edhe sipas raporteve të fundit, në raport me BE-në ne kemi numër më të lartë të paraburgosurve sesa të burgosur.
Logu: Edhe sipas raporteve të fundit, në raport me BE-në ne kemi numër më të lartë të paraburgosurve sesa të burgosur. Ne jemi 30% mbi normën evropiane sa i takon numrit të të paraburgosurve.
Në vendin tonë kemi 3300 persona që janë të paraburgosur ndërsa 2300 të dënuar. Është një numër shumë më i lartë i të paraburgosurve.