"Krejt botën ma përmbyse!" Stresi publikon sms me Brilant Martinajn, një nga tre viktimat e atentatit në Fushë Krujë

"Krejt botën ma përmbyse!" Stresi publikon sms me Brilant

Brilant Martinaj, një nga viktimat e atentatit të ndodhur pasditen e 17 korrikut 2022 afër mbikalimit të Fushë Krujës ka qenë mik i ngushtë me reperin Stresi.

Madje ata e konsideronin veten si vëllezër. Kjo duket dhe nga një bisedë e zhvilluar para disa ditësh mes Brilantit dhe Stresit të cilën ky i fundit e ka publikuar vetë.

 “Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi duke publikuar copëza të mesazheve që ata kishin shkëmbyer me njëri tjetrin.

Martinaj, së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën mbetën të vrarë në një atentat të mirëorganizuar që ndodhi tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Policia ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë si shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për zbardhjen e atentatit.

"Krejt botën ma përmbyse!" Stresi publikon sms me Brilant

 

 

EMISIONET