Tre milionë lekë shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që zbardh atentatin tek Mbikalimi në Fushë Krujë

Tre milionë lekë shpërblim për çdo informacion

Policia vë në dispozicion 3 milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e autorëve të atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.

Autorët që dyshohet se kanë qenë 4 ekzekutuan me automatik Diklen Vatën, Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinaj të cilët po udhëtonin në makinë.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin ËhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve,” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

EMISIONET