Kleant Musabelliu, objektivi për t'u vrarë nga Gjoka. Biznesmeni s’ia fali plumbin që i futi tek “Rozafa”
Kleant Musabelliu, personi që del në dosjen e SPAK si objektiv për tu vrarë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë.
“Ora News” ka mësuar se shkak i ikjes së tij është bërë pikërisht konflikti i lindur në 2017 me biznesmenin Pëllumb Gjoka, të cilin e ka plagosur me një plumb në këmbë përballë restorant “Rozafa” në Tiranë.
Për këtë ngjarje Kleant Musabelliu, në atë kohë sherbente si punonjës i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, është arrestuar nga policia dhe më pas dënuar nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Musabelliu u dënua vetëm me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Por siç flitet edhe në bisedat e transkiptuara në apliacionet “Sky” dhe “Encro CHAT”, Pëllumb Gjoka nuk ka hequr dorë nga plani për të vrarë Musabelliun.
Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj. Ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkembim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinaj.
Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda thotë SPAK janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qënë Tirana.
Shkak i konfliktit mes Kleant Musabelliut dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, lindi për shkak të një sheri që kishte ndodhur mes fëmijëve në shkollë. Sherri i fëmijëve është transferuar tek prindërit, ku Gjoka ka thirrur për sqarim tek ambientet e “Rozafës” afët “Pazarit të Ri”, punonjësin e SHKB-së së Burgjeve, Kleant Musabelliun.
Palët në vend që të sqaroheshin janë konfliktuar më tej. Ku Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë rreth tij, kanë sulmuar me grushta Musabelliun. Ky i fundit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokën, duke e lënë të plagosur.