Irena Gjokës i mbaron misioni, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 11:04

Pasi kreu misionin me dosjet e drejtuesve më të lartë të opozitës, SPAK më në fund regjistron procedimin penal për gjyqtaren Irena Gjoka e cila gënjeu dhe nuk deklaroi dënimin dhe dëbimin nga shteti grek.
SPAK iu përgjigj avokates Adriana Kalaja që bëri kallëzimin penal se e ka regjistruar procedimin në fillim të qershorit, për falsifikim të vulave, stampave ose i formularëve./Syri

