Alarm për fruthin në Kosovë/ 69 raste të konfirmuara dhe 11 të reja vetëm në javën e fundit

Alarm për fruthin në Kosovë/ 69 raste të konfirmuara dhe 11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me fruth ka arritur në 69, nga periudha 16 prill deri më 20 korrik 2026.

Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja, ndërsa rastet janë evidentuar në disa komuna të vendit. Numri më i madh është regjistruar në Prishtinë me 21 raste, pasuar nga Ferizaj dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste.

IKShPK ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve.

Instituti thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe rekomandon që personat me simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

EMISIONET