Atentati ndaj Arjan Ndoit, Alibej “hedh në erë” Plaurent Dervishajn: I kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat! Rrumin s’e llogariste fare

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të cilët akuzohen se kanë organizuar sulmin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur Erjon Alibej dëshmitari i drejtësisë.

Atentati ndaj Arjan Ndoit, Alibej “hedh në erë” Plaurent

Dëshmia e Erjon Alibejt: 

"Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plaurent Devishajn e njoh, Julian Meçajn jo.

Dervishajn e njoh se ma ka mundësuar një takim me anë të një shoku të ngushtë asaj kohe.

Di që ka një fabrike cigaresh në Librazhd. Plaurenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, mbase mund të ketë qenë një Çekiçi që kam pa në televizor.

Në atë kohë kam qenë në kërkim. Në atë kohë Arben Laze ka pasur një “Tuareg”, më ka marrë dhe jam ulur mbrapa, kam shkuar te fabrika e cigareve. Kur kam dalë që kemi mbaruar drekën jemi takuar bashkë, Plaurenti ka pasur një “BMW” të blinduar.

Edmond Çekiçin nuk e njoh, por e kam dëgjua në media. Me Plaurentin kam diskutuar për hallet që më kishin rënë. Arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar se kush ishin personat që kishin sulmuar familjen time.

Plaurentin e thirrnin “Lenti”, thërritej si shoku. Në atë kohë kam pas “Encrochat” pastaj me “Sky ECC”. Plaurenti përdorte emrin “Barcelona”, por edhe “Ghost”.

Në lidhje me atentatin ndaj Plaurentit i kam çuar të dhëna për ngjarjen.

Mbaj mend që me thonin se atentatin ja kishin bërë Lul Berisha, edhe i thashë Plaurentit “gjykoje vetë”.

Plaurentit i kam dërguar një foto të një personi me mbiemrin Kabashi dhe e kishte shtëpinë në Durrës.

Kam pasur një punonjës policie në Elbasan që më ndihmonte për këto të dhëna.

Me këtë punonjës komunikoja me “Encrochat” dhe e paguaja. Rimbushjen e bëja unë 600 euro.

Redjan Rrajën e kam dëgjuar në televizor, nuk e kam pas njohur. Kam bërë një bisedë me Plaurentin për Redjanin. Plaurenti lëvizte shpesh Holandë – Durrës, etj.

Mbas atentatit të Ndojt ishte Plaurent Dervishaj dhe kisha biseduar me të për këtë ngjarje.

Pasi iu bë sulmi ndaj Ndojës, personat që kishin bërë atentatin kishin lënë prova, syze, etj.

Bisedë e sipër i them Plaurentit “pse ndodhi kështu?”. “Po pres një përgjigje për t’i fshirë provat”, - më thotë Plaurenti. Më kanë kërku 300 mijë euro për të fshirë provat e atentatit.

Po diskutoja me Plauretin se prokurori Ndoja shkonte te një lokal në Gjirë të Lalzit. Fliste që ka marrë vesh info dhe po përgatiten për ta goditur Prokurorin me sniper nga një mal në distance.

Kurse Rrumin nuk e llogariste fare Plaurenti. Thoshte “është mbyll në shtëpi”. Ai hallin e kishte te prokurori.

Nuk e mbaj fiks kur kam pas komunikimin e fundit me Plaurentin, por mbaj mend deri ditën kur jam arrestuar.

Pas këtij momenti nuk kam pasur asnjë komunikim me Plaurentin.

Me shtetasin Redjan Rraja nuk e kam takuar personalisht, por në burgun 302, ngjitur me dhomën time më ka ardhur Viktor Ymeri dhe sipër dhomës së Viktorit ishte Redjani. Ky më kujtohet se ka dalë nga dritarja e fliste me Viktorin.

Redjani i kthehet Viktorit dhe u thotë që po interesohet shoku që i referohej Plaurentit. Dhe thoshte që është njeri që po flet në SPAK dhe e mban fort prokurori Altin Dumani.

Unë po e dëgjoja dhe Viktori i thotë kush është ky. Është një që i thërrasin “Krymi”, dhe thotë se po interesohet shoku dhe janë bërë bashkë. Plaurenti ishte në Dubai. Ditën e nesërme kur dilnim në ajrim dhe doja t’i thoja pse Redjani e tha këtë.

EMISIONET