Incidenti në Uzinën Ushtarake në Gramsh, Prokuroria dhe Antiterrori nisin hetimet
Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 Gusht 2022) në Uzinën Ushtarake në Gramsh.
Dy ushtarë shqiptarë, u sulmuan me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.
Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.
Ushtarët janë transportuar te QSUT në Tiranë, ndërsa djali dhe vajza ruse, si dhe shtetasi ukrainas u arrestuan. Po ashtu në ndihmë të Prokurorisë është edhe SHISH, pasi dyshohen se personat e arrestuar janë agjentë rusë.
(Shenim: Lajm i perditesua me informacionin e perditesuar nga autoritetet shqiptare)