ÇFARË NDODHI ME 20 GUSHT/ Incident në Uzinën e Gramshit, sulmohen 2 rojet ushtarake, arrestohen 2 shtetas rusë dhe një ukrainas. Dyshohen per spiunazh

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

 E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe  automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.

Dy ushtaraket jane sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë. Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar.

Tre shtetasit e ndaluar jane: Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas . 

Ushtaret shqiptare te plagosur jane Ardian Xhaka Aldi Bici. 

Ngjarja ishte regjistruar rreth orës 17:40 minuta por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.

Uzina Ushtarake e Gramshit ku aktualisht po vazhdon projekti i demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese, në të ardhmen po mendohet që të rinovohet linja e prodhimit dhe të nisë prodhimi i armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka liçensë. Uzina është objekt i rëndësisë së veçantë ushtarake.

Shenim: Per incidentin e ndodhur në Uzinen ushtarake te Gramshit po raportojne gazetaret e Ora News: Isa Myzyraj, Edison Vatnikaj, Edisona Skenderaj dhe Elton Qyno.

LAJMI ORË PAS ORE 

Ora 02:46 "Jemi blogerë! Fotografojmë ish baza ushtarake..." Çfarë dëshmuan 2 rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në Uzinën Ushtarake Gramsh


Ora 23:55 Dyshihet se i perkasin sherbimit sekret rus 

Gazetar i Ora News, Elton Qyno informon se është ngritur dyshimi i fortë se shtetasi rus, shoqëruesja ruse dhe shtetasi ukrainas i përkasin shërbimit secret rus.

Edhe kryeministri Edi Rama e quajti delikate ngjarjen ndërsa tha se krenohej për rojet ushtarake të që neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunash.


Ora 23:48 Incidenti i Gramshit, reagon ministri i Mbrojtjes i Kosoves: Sulmi cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë


Ora 23: 40 Incidenti ne uzinen e Gramshit, Rama: Neutralizuam individe te dyshuar per spiunazh


Ora 23: 30 24 vjeçari rus tentoi të largohej kur u identifikua nga ushtarët e Uzinës, jashtë rrethimit e priste shoqeruesja ruse dhe një tjetër


Ora 23:10 Sulmi në uzinën në Gramsh, tre rusët u futën nga Mali i Zi. Policia u sekuestron makinën 

Tre shtetasit me pasaporta ruse dhe ukrainase të cilët tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake në Gramsh, mbrëmjen e sotme (18 gusht) kanë hyrë nga  kufiri i Malit të Zi, në rrugë tokësore.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se sot ata janë futur brenda perimetrit të sigurisë, por jo brenda uzinës. Sapo janë futur ata janë vënë re nga ushtarët të cilët dhe janë konfrontuar me ta.

Ndërkohë është sekuestruar nga policia makina me të cilën udhëtonin shtetasit e huaj, “Chevrolet”me targa AX 6200 IP 

Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë të të angazhuar janë edhe SHISH dhe Shërbimet sekrete ushtarake.


Ora 23:06 Ministria e Shëndetësisë: Dy ushtarakët e lënduar në uzinë janë në gjendje të stabilizuar, pa probleme akute të helmimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

 


Ora 23:00 Policia e Gramshit tregon incidentin: Shtetasi rus fotografonte, rusja dhe një ukrainas me “Chevrolet” afër uzines

Policia e Gramshit bëri një njoftim për shtyp ku tregoi si ndodhi incidenti ne uzinen ushtarake te Gramshit.

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh,  është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. 

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar  edhe nga dy shtetas të tjerë  dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë  kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

 Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj

Për këtë ngjarja janë angazhuar  Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura.

Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.


Ora 10:47 Incidenti në uzinën në Gramsh/ Identifikohen ushtarët e sulmuar me spraj neuroparalizues

Aldi Bici është një nga ushtarakët e lënduar nga njëri prej rusëve në incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme (20 gusht 2022) në uzinën ushtarake të Gramshit.

Ndersa ushtari tjeter i plagosur eshte Ardian Xhaka

Ata kane marrë dëmtime në sy, por aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabël.

Sipas burimeve që i referohet gazetari i Ora News, Elton Qyno, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës në 18:00, (20 Gusht) në hyrjen kryesore të uzinës ushtarake në Gramsh, ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes nuk ka dhënë kohën kur ka ndodhur


Ora 22:34  Sulmi në Gramsh, rusët u prezantuan si turistë, policia u gjen harta, dronë e fotografi të uzinës

   


      Ora 22:24 Incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, Prokuroria dhe Antiterrori nisin hetimet

Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 Gusht) në uzinën ushtarake në Gramsh.

Dy ushtarë shqiptarë, u sulmuan me spraj paralizues nga dy shtetas rusë dhe një çekë.


         Ora 22: 18 Detaje nga incidenti te uzina ushtarake në Gramsh, si nisi konflikti 

Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti në Uzinën Ushtarake në Gramsh ndodhur pasditen e 20 gushtit 2022, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spray paralizues nga tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase.  

Sipas burimeve për Ora News, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët.

Në këtë moment mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Pasi janë përplasur fizikisht, rusi kanë spërkatur me spray paralizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë.


Ora 22:14  - Ministria e Mbrojtjes jep njoftim zyrtar: Shtetasit me pasaporte ruse dhe ukrainase, tentuan te hyjne ne uzinë

Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.

"Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj kanë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë" informoi ministria e Mbrojtjes rreth orës 22:12 minuta te mbrëmjes së sotme.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 


Ora 21:54 Fotot e ushtareve shqiptare ne spital, u sulmuan me spraj paralizues nga ushtarët rusë

Ora News sjell foto të ushtarëve shqiptarë të cilët mendohet se janë sulmuar me spray paralizues nga dy shtetas rusë.

Burimet e Ora News bëjnë me dije se rusët kanë qenë duke fotografuar uzinën dhe janë neutralizuar nga ushtarët. Në këtë moment ata janë sulmuar me spray paralizuar. Mësohet se dy rusët janë arrestuar. Dy ushtarët shqiptarë janë sjellë në Tiranë dhe mësohet se kanë probleme shëndetësore 

Kanë probleme paralize në fytyrë dhe në shikim

ÇFARË NDODHI ME 20 GUSHT/ Incident në Uzinën e Gramshit,
Ushtarët shqiptarë të sulmuar me spray nga disa rusë në Gramsh
ÇFARË NDODHI ME 20 GUSHT/ Incident në Uzinën e Gramshit,
Ushtarët shqiptarë të sulmuar me spray nga disa rusë në Gramsh

 

EMISIONET