Atentati në Vlorë/ Përveç policit, në makinë me Bledar Birçaj ishte edhe kushëriri i tij 20 vjeçar, shikoni pjesën tjetër të videos

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin në Vlorë, ditën e hënë më 10 maj 2021 ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.

Në automjet me 38 vjeçarin përveç efektivit  të antidrogës ka qenë edhe një 20 vjeçar. Kjo është konfirmuar edhe nga blutë e Vlorës.

Sipas informacioneve 20 vjeçari, Edison Zeneli është kushëriri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës dhe nag burimet konfirmohet se nuk ishte i përfshirë në botën e krimit.

Ora News sjell një video të dytë që konfirmon se brenda në makinë kanë qenë dy persona pasagjerë.

Makina ku po udhëtonte Bledar Birçaj në zonën e "Bishtit të Kalldrëmit" kur në rrugicën në krahun e djathtë ka ndaluar një makinë nga e cila kanë dalë dy persona me kapuç. Ata kanë qëllur me automatik drejt Bledar Birçajt i cili ka qenë dhe shoferi. makina frenon.

Atentati në Vlorë/ Përveç policit, në makinë me
Ne foto: Momenti i vrasjes se Bledar Birçajt, 10 maj 2021

Nga videoja duket se në momentin që autorët janë largur fillimisht hapet dera e pasme. Duket se Edisoni është përpjekur të dalë, por sërish ka mbyllur derën duke qëndruar brenda në makinë edhe për disa sekonda. 

Ndërkohë ka dalë nga makina efektivi i policisë i cili ka qenë i ulur në krahun e shoferit, tek sedilja para.

Dhe në fund të videos hapet sërish dera e dytë e automjetit çka tregon se ka pasur dhe një person tjetër të ulur në sediljen e pasme.

Rrefimi i te riut

Gjatë dëshmisë së tij në polici, 20 vjeçari nuk ka ndihmuar shumë në lidhje me ngjarjen. Përveç faktit që ka qenë i tronditur ai ka treguar se i ka shpëtuar plumbave pasi ishte në pjesën e pasme të makinës nga krahu i pasagjerit.

Atentati në Vlorë/ Përveç policit, në makinë me
Ne foto: Momenti i vrasjes së Bledar Birçajt dhe foto e viktimës

Ai nga frika nuk ka mundur të dalë nga automjeti as kur efektivi i policisë u largua. 20 vjeçari nuk ka mundur t'i njohë autorët e kamufluar tërësisht teksa dhe ai shprehet se nuk ka dijeni për konfliktet e mundshme.

Në videon e plotë të siguruar nga Ora News, shihet se pasi mbaron breshëria e plumbave ndaj 38 vjeçarit i pari që del nga makina është efektivi i policisë dhe pas tij del 20 vjeçari i cili ndodhej në pjesën e prapme të makinë.

Pasi autorët largohen efektivi dhe 20 vjeçari kthehen sërish në makinën e Bledar Birçaj.

Hetimet

Veç personave të shoqëruar e marrë në pyetje për procedurë, ende nuk ka asnjë person në pranga të dyshuar si ekzekutorë apo I përfshirë.
Bledar Birçaj ishte rikthyer vetëm tre javë më parë në Vlorë nga Spanja ndaj edhe dyshimet e forta janë se vrasja e tij është pasojë e përplasjes mes grupeve në qytetin bregdetar.

 

EMISIONET