Hyn në fuqi struktura e re/ Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në shkolla

Harta e re gjyqsorë nuk ka ndikuar vetëm në shkrirjën e disa prokurorive por tashmë edhe në një ristrukturim të policisë së shtetit.Prej kësaj të enjte ka hyrë në zbatim struktrua e re ku dy komisariatë kanë ndryshuar varësinë.Po ashtu një rëndësi të vecantë i është dhënë krimeve të rënda, krimit kibernetik si dhe problemeve në shkolla

Me fillimin e muajit qershor policia e shteti ka zyrtarizuar disa ndryshime në mënyrën e organizimit të punës së saj.

Prej kësaj të enjte komisariati i Kavajës që ishtë nën varësinë e Drejtorisë së Tiranës do ti kalojë në juridiksion Drejtorisë së policisë Durrës.

Po ashtu edhe komisariati Krujës është prekur nga këto ndryshime.Drejtoria e Tiranës tashmë e ka nën varësi të saj këtë komisariat që jo pak është përballur me ngjarjë kriminale dhe me personazhe të botës së krimit.

Këto ndryshimë u pa e nevojshmë edhe pas miratimit të hartës së re gjyqsore çka solli edhe shkrirjen e disa prej prokurorive në vënd. Këto lëvizjë në strukturë pritët të sjellin përforcime tek sektori i krimeve të rënda për të cilën fokusi do të jetë tek hetimin dhe zbulimi i krimeve të zhvilluara nga grupet kriminale.

E ndërsa për krimet që vijën sipasoje e konflikteve të castit apo brenda familjes do te vihet në zbatim një sektor i ri.

Nje tjeter ndryshim interesant ka të bëjë më vëmëndjen ndaj krimeve kibernetikë. Prej kësaj të enjte cdo drejtori vendorë e policise do të këtë një sektor vetëm për hetimeve e këtyre krimëve.

Shtimi i rasteve ku adoleshentet apo të miturit konfliktohen brenda apo në afërsi të ambjeteve të arsimore ka shtyrë policinë të rris sigurinë. Nga ekspertët është menduar që në cdo komisariat të ketë 3 specialist zonë të.cilët në juridiksionin e tyrë të shqyrtojë problematikat qe vijn konfliktet në afërsi apo brenda shkollës.

policia edison vatnikaj komisariate

EMISIONET