Hetimet për “Sterilizimin”, BKH vijon kontrollin në kompanitë farmaceutike e kontraktuara nga Ilir Beqaj

Vijon kontrolli në kompanitë farmacautike. Sipas të dhënave dyshohet se në kohën kur Ilir Beqaj ka qënë ministër i Shëndetësisë ka lidhur kontrata klienteliste.

Një ditë më parë kontrollet janë kryer në banesa të Ilir Beqajt si dhe në depon e farmacive “Delta Pharma” dhe në disa kompani që kanë pasur kontrata me minsitrinë.

HETIMET DJE PËR ILIR BEQAJN

Hetimet për ish - ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duket se janë shtrirë përtej koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit. Pas kontrolleve në banesë BKH ka zbarkuar në rrjete të farmacive dhe depove të medikamenteve.

Mësohet se kontrolle janë ndërmarrë në rrjetin e farmacive ditë e natë. Megjithatë nuk ka të dhëna konkrete se cili ka qënë qëllimi I këtij veprimi dhe nëse ka pasur material të sekuestruara

Po ashtu BKH ka vepruar dhe në depon “Delta Pharma”.

Për këtë të fundit ka qenë opozita që ka akuzuar ilir beqajn se e ka favorizuar për disa medikamente për futjen e barnave të pacertifikuara.

“Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Ina Zhupa në dhjetor të vitit 2016.

Sa i përket farmacive ditë e natë, sipas të dhënave e themeluar në vitin 2020 ndërsa rezulton të ketë një shpërdarje të madhe të dyqaneve në të gjithë vendin.

edison vatnikaj ilir beqaj sterilizimi

EMISIONET