Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 57-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 10:07

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ky i fundit teksa lëvizte me kamionçinë, ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë Librazhd
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën.

