Sulmi në uzinën në Gramsh, tre rusët u futën nga Mali i Zi. Policia u sekuestron makinën

Tre shtetasit me pasaporta ruse dhe ukrainase të cilët sulmuan në uzinën ushtarake në Gramsh, mbrëmjen e sotme (20 gusht) kanë hyrë nga  kufiri i Malit të Zi, në rrugë tokësore.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se sot ata janë futur brenda perimetrit të sigurisë, por jo brenda uzinës. Sapo janë futur ata janë vënë re nga ushtarët të cilët dhe janë konfrontuar me ta.

Ndërkohë është sekuestruar nga policia makina me të cilën udhëtonin shtetasit e huaj.

Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë të të angazhuar janë edhe SHISH dhe Shërbimet sekrete ushtarake.

Sipas burimeve që i referohet gazetari i Ora News, Elton Qyno, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës në 18:30, (20 Gusht) në hyrjen kryesore të uzinës ushtarake në Gramsh, ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes nuk ka dhënë kohën kur ka ndodhur.

Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët shqiptarë  të cilët janë spërkatur me spray paralizues.

Ata aktualisht ndodhen te QSUT, ndërsa shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet. Sakaq Prokuroria e Antiterrori kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET