Xhafa: Argjentina dhuroi spektakël, Messi në moshën 38-vjeçare tregoi klas botëror!

I ftuar në emisionin “Ora e Botërore” në “Ora News”, ish-futbollisti Agron Xhafa ka komentuar emocionet e sfidës mes Argjentinës dhe Egjiptit, duke vlerësuar paraqitjen e kampionëve në fuqi dhe ndikimin e Lionel Messit.
Xhafa e cilësoi ndeshjen si një përballje të mbushur me spektakël dhe emocione, sidomos pas përmbysjes së rezultatit nga 2-0 në 3-2.
“Jo vetëm emocion, por kishte edhe spektaklin brenda. E mendon që të jesh në rezultatin 2-0 dhe të përfundojë ndeshja 3-2. Është emocion dhe e papritur”, u shpreh Xhafa.
Ish-futbollisti vlerësoi veçanërisht rolin e Lionel Messit, i cili sipas tij vazhdon të jetë vendimtar edhe në moshën 38-vjeçare.
“Sidomos kur shënoi Messi, një lojtar 38 vjeç që di të vrapojë, di të pasojë, di të organizojë, di ta mbajë ekipin dhe ta nxjerrë fitues. Këtu nuk ka më çfarë të thuhet”, deklaroi ai.
Xhafa theksoi se sfida kishte karakterin e një finaleje, ku çdo gabim mund të përcaktojë fatin e një skuadre.
“Kjo është një ndeshje si një finale. Në këto momente ose fiton, ose shkon në shtëpi”, tha ish-futbollisti.
Sipas tij, përballja ishte aq dramatike sa edhe lojtarët e Egjiptit e kishin të vështirë të pranonin humbjen pas një rezultati që u përmbys në minutat vendimtare.
Agron Xhafa: Nuk ishte jo vetëm emocion, po kishte dhe spektaklin brenda. E mendon që të jesh në rezultatin 2-0 dhe të përfundojë ndeshja 3-2. Është emocion.
E papritshme sidomos kur shënoi Messi, një lojtar i cili 38 vjeç që di të vrapojë, di të pasojë, di të organizojë ,di ta mbajë ekipin dhe të gjitha, ta nxjerri ekipin fitues. Këtu nuk ka më çfarë tha dhe profesori, kjo është një ndeshje të cilat këtu .Çdo finale. Kjo është finale. Që do të thotë o fiton, ose do shkosh në shtëpi.
Në këto momente që ne po diskutonim, akoma lojtarët e Egjiptit nuk po e pranojnë dot që e kanë humbur apo jo.

