Shtrepi: Argjentina po luan bukur, por përballë ekipeve të mëdha ka ende pikëpyetje!

Shtrepi: Argjentina po luan bukur, por përballë ekipeve të

Josel Shtrepi ka komentuar paraqitjen e Argjentinës në emisionin “Ora e Botërore” në “Ora News”, duke vlerësuar lojën e kampionëve në fuqi, por duke ngritur dyshime për forcën e kundërshtarëve me të cilët është përballur.

Shtrepi u shpreh se rruga e Argjentinës deri tani ka qenë e favorizuar nga përballjet me ekipe më të lehta, duke përmendur edhe situatën e Egjiptit.

“Po i shtrohet rruga Argjentinës me ekipe shumë të lehta në momentin e vet më të mirë. Tek Egjipti, për shembull, ka qenë portieri i katërt”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se ndeshja është shoqëruar me shumë debate për arbitrimin.

“Ka pasur jashtëzakonisht shumë debat mbi arbitrimin në këtë ndeshje. Shkaktohet një faull dhe ende po diskutohet”, u shpreh Shtrepi.

Megjithatë, ai pranoi se Argjentina meriton vlerësim për mënyrën se si po luan.

“Nëse do flasim për ta mburrur Argjentinën sepse fitoi, jo. Ne e mburrim për lojën që po bën. Është një super ekip në tapetin e gjelbër me Egjiptin dhe mund të jetë i tillë edhe me Kolumbinë, nëse ajo kalon”, deklaroi ai.

Por sipas Shtrepit, testi i vërtetë për Argjentinën do të jenë përballjet ndaj skuadrave të mëdha.

“Unë këtë Argjentinë përballë ekipeve të mëdha e shikoj si një ekip shumë të vogël”, tha ai.

Shtrepi vlerësoi edhe qasjen e Egjiptit në ndeshje, duke theksuar se mungesa e presionit i dha mundësi skuadrës afrikane të luante më lirshëm.

“Egjipti përballë Argjentinës nuk ka çfarë humb. Ky është avantazhi i tyre, luajnë pa emocione. Presionin e ka Argjentina. Edhe kur ishte 2-0, Egjipti vazhdonte të luante lirshëm”, përfundoi Josel Shtrepi.

Josel Shtrepi: Të lutem, më lejo duke i shtruar rrugën Argjentinës me ekipe shumë të lehta në momentin e vet më të mirë, po themi tek Egjipti ka qenë portieri i katërt.

Shumë debat mbi arbitrimin në këtë ndeshje. Jashtëzakonisht shumë debat.  Shkaktohet një faull. Akoma Në qoftë se do flasim të mburrim Argjentinën se fitoi. Ne e mburrim Argjentinën për lojën që po bën, po bën një lojë të bukur.

Është super ekip me tapetin e gjelbër është super ekip me Egjiptin, mund të jetë super ekip mbase edhe me Kolumbinë po të shohim, në qoftë se kalon Kolumbia sot. Por unë këtë Argjentinë përballë ekipeve të mëdhaja e shikoj si një ekip shumë të vogël.

Por Egjipti përballë Argjentinës nuk ka çfarë humb. Ky është ai avantazhi, po luajnë... luan pa emocione. Presionin e ka ArgjentinaIshte loja 2 me 0 dhe Egjipti vazhdonte të luante lirshëm.

EMISIONET