Incidenti i Gramshit, reagon ministri i Mbrojtjes i Kosoves: Sulmi cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë

Dy ruset dhe ukrainasi jane paraqitur si turiste dhe kane fotografuar.Por ndaj ty’'re eshte ngritur dyshimi i forte se i perkasin sherbimit sekret rus duke shkuar ne ambjentet e uzines se Çekinit per qellime sabotimi.
“Sot në orët e mbrëmjes 2 rus dhe 1 ukrainase kanë tëntuar të futen me forcë brenda deposë së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët Shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontrollë, organet e sigurisë tani po merren me rastin.
Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.
Qëndrojmë përkrahë insitucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.”

