Myrta: Argjentina tregoi forcën e kampiones, rikthimi ndaj presionit ishte meritë e madhe!

Trajneri i futbollit, Ermal Myrta, i ftuar në emisionin “Ora e Botërore” në “Ora News”, ka komentuar paraqitjen e Argjentinës dhe karakterin e treguar nga kampionët në fuqi.

Myrta vlerësoi reagimin e kombëtares argjentinase në një moment të vështirë të ndeshjes, duke theksuar se rikthimi pas disavantazhit kërkon mentalitet kampioni.

“Joseli flet kot, sepse ishin dy gola dhe tre të Argjentinës. Mendoj se ishte plotësisht meritë e Argjentinës. Një ekip që e tregoi veten se edhe në disavantazh, nën një presion të jashtëzakonshëm dhe pas humbjes së penalltisë nga Messi, arriti të reagojë”, u shpreh Myrta.

Sipas tij, Argjentina dëshmoi se mbetet një skuadër me karakter, e udhëhequr nga një lider si Lionel Messi.

“Kjo tregoi se Argjentina është kampione në fuqi. Një ekip që udhëhiqet nga një gladiator si Messi, i cili e çoi deri në çerekfinale duke e udhëhequr drejt finales”, tha trajneri.

Myrta theksoi se jo çdo skuadër arrin të përballojë një presion të tillë dhe të përmbysë një rezultat të pafavorshëm brenda pak minutash.

“Dy gola disavantazh dhe brenda 10 minutash të kthesh lojën, këtë nuk e bën çdo ekip. Këtë e bën një kombëtare me mentalitet të madh”, përfundoi ai.

Ermal Myrta: Mirëmbrëma!Joseli flet kot se ishin dy gola dhe tre të Argjentinës.

Dhe mendoj që ishte plotësisht meritë e Argjentinës, një ekip që e tregoi veten që edhe në disavantazh, në presion të jashtëzakonshëm, me humbjen e penalltisë të Mesit.

Tregoi që unë jam kampione në fuqi, tregoi që e udhëheq një gladiator si puna e Mesit, që e çoi deri në çerekfinale duke e udhëhequr për finale. Dhe mendoj është totalisht meritë e Argjentinës që e mbajti presionin e madh, dy gola disavantazh, për 10 minuta të kthejë lojën. Këtë nuk e bën çdo ekip, këtë e bën një kombëtare.

EMISIONET