Gjykata e Lartë prish vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ahmetaj, kthen çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm

Gjykata e Lartë prish vendimin për sekuestrimin e pasurive të

Gjykata e Lartë ka prishur ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ka kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gent Shala, ndërsa çështja do të shqyrtohet me një trupë tjetër gjyqësore në Apelin e Posaçëm.

Ahmetaj po gjykohet në mungesë teksa Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve, që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.

Më 7 dhjetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Lidhur me këtë çështje SPAK akuzon Ahmetajn se i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit.

Asokohet Ahmetaj deklaroi nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

EMISIONET