Pse njerëzit ofendojnë në internet? Eksperti IT flet për fenomenin e urrejtjes online

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxi, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për kërcënimet online, sjelljen e përdoruesve në internet dhe fenomenin e komenteve negative në rrjet.

Gjatë diskutimit, Kallanxi u shpreh se shumë prej reagimeve agresive online nuk lidhen domosdoshmërisht me personin që bëhet objekt i sulmit, por me gjendjen emocionale dhe problemet e vetë komentuesit.

Ai theksoi se ritmi i shpejtë i informacionit në internet bën që vëmendja dhe zemërimi publik të kalojnë shumë shpejt nga një person te një tjetër.

Sipas ekspertit, për të kuptuar më mirë këto sjellje nevojitet edhe një analizë psikologjike, pasi pas reagimeve ekstreme në internet shpesh fshihen faktorë emocionalë dhe socialë ndërsa bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim në përdorimin e rrjeteve sociale dhe për një komunikim më të përgjegjshëm në hapësirën digjitale.

 

EMISIONET