Një mesazh mund t’ju kushtojë shumë, ja si bien qytetarët pre e mashtrimeve digjitale

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për kërcënimet më të zakonshme online dhe mënyrën se si qytetarët bien pre e mashtrimeve digjitale.

Gjatë diskutimit, Kallanxi u shpreh se shumë përdorues mashtrohen sepse besojnë mesazhe që premtojnë përfitime të mëdha, edhe pse nuk kanë pasur asnjë lidhje me to.

Ai theksoi se edhe pse teknologjia ka avancuar, ende ka persona që bien viktima të skemave të vjetra mashtruese online. Sipas ekspertit, qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj mesazheve të papritura, ofertave të pabesueshme dhe kërkesave për të dhëna personale, pasi këto janë ndër mënyrat më të përdorura nga mashtruesit në internet.

EMISIONET