Zjarri pranë repartit ushtarak në Arshi Lengo/ Digjen sipërfaqe me shkurre, shkaktar dyshohet të jetë çobani 62-vjeçar

Zjarri pranë repartit ushtarak në Arshi Lengo/ Digjen sipërfaqe

Një zjarr ka rënë në një zonë me barishte dhe shkurre pranë repartit ushtarak në fshatin Arshi Lengo.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre dhe dëme të tjera.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në afërsi të repartit ushtarak.

Në zonë ndodhej një çoban me inicialet A.B., 62 vjeç, i cili po kulloste bagëtitë.

Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë lidhje me shkaktimin e zjarrit dhe është shoqëruar nga shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen.

 

EMISIONET