EMRI/ U rrëzua teksa riparonte çatinë në Sarandë, 44-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

EMRI/ U rrëzua teksa riparonte çatinë në Sarandë,

Njoftimi i policisë:

Sarandë, paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë, 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.

Sipas burimeve dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti. Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44-vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.

EMISIONET