EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arritur të vërë në pranga 29-vjeçarin e shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas.

Bëhet fjalë për Brisel Kurtmetajn, i cili pas një konflikti të çastit tentoi të vriste një shtetas, ku si pasojë e shkrepjes së armëve do të mbetej i plagosur një shtetas i pafajshëm, kalimtar i rastit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

arrestim policia brisel kurtmetaj

EMISIONET