E RËNDË NË KAVAJË/ Sherri mes dy vëllezërve në arë përfundon me vd*kje, 74-vjeçari humb jetën pas goditjes me th*kë

E RËNDË NË KAVAJË/ Sherri mes dy vëllezërve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vdekjen e një personi.

Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezër që ndodheshin në arë duke mbledhur ushqim për blegtorinë janë përfshirë në një sherr që ka degjeneruar në përdorim të mjetit prerës.

Gjatë konfliktit, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij,Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kavajë

Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET