Drejtorët hajdutë me “5D”-në, gazetari Hoxhaj: Një skemë e krijuar me idenë se nuk do t’i prekë askush

Lidhjet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës me kompaninë “5D” provohen në çdo fashikull të dosjes.

Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.

Pikërisht kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku gazetari Julian Hoxhaj theksoi kjo është një nga ato historitë sa groteske aq edhe dramatike të historisë së abuzimit me financat dhe pushtetin në Shqipëri.

“Ajo që të bën përshtypje në dosjen “5D” është lehtësia me të cilën këta në mënyrë brutale krijojnë një kompani dhe pa pikën e përgjegjësisë, pa pikën e frikës tentojnë dhe arrijnë të marrin tendera publikë duke shkelur të gjitha procedurat e prokurimit dhe sigurisht që vjen dhe një moment që edhe punonjësit e kompanisë, të cilat kanë qenë dhe vartëse të tyre në ndërmarrjen e Ujësjellësit më parë.

Pra, kemi një skemë të krijuar me atë idenë se këta nuk do t’i prekë askush pasi ishin numri dy pas kryetarit të bashkisë dhe me këtë lehtësi dhe me atë makutëri bënin atë që bënin.

Dhe unë mendoj se kjo dosje nuk ka mbaruar ende, por përkundrazi është një kuti pandore, ku kupton që aty ka një kupol dhe mbase në krye të saj është vetëm një person.

Për të njëjtat shkelje kanë shkuar prapa hekurave dhe po hetohen për të tilla tendera”, u shpreh ndër të tjera gazetari Julian Hoxhaj.

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË

EMISIONET