DOSJA E AKSHI-t/ Pas lehtësimit të masës së sigurisë, Karçanaj rikthehet në SPAK për masën "detyrim paraqitje"

DOSJA E AKSHI-t/ Pas lehtësimit të masës së sigurisë,

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj për çështjen e tenderave të AKSHI-t.

Karçanaj është shfaqur në ambientet e SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa ndaj saj aktualisht është në fuqi masa “detyrim paraqitje”.

Më herët ajo ishte nën masën e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi lehtësimin e masës së sigurisë.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t është një nga 8 të pandehurit që po hetohen për dosjen e tenderave të kësaj agjencie. Sipas akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë ndërhyrë në procedurat e prokurimit, duke favorizuar kompani të caktuara dhe duke penguar konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.

Hetimi i SPAK përfshin akuza për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal, konkurrencë të paligjshme përmes presionit, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa organi i akuzës po mbledh prova dhe po verifikon procedurat e tenderëve të zhvilluara nga AKSHI.

EMISIONET