Botërori 2026 mes spektaklit dhe polemikave, çfarë funksionoi dhe çfarë dështoi në turneun historik...

Edicioni i vitit 2026 nuk bëri gjë tjetër veçse konf rmoi situatën aktuale të kaosit ndërkombëtar, me polemika të shumta që lidhen si me organizimin, ashtu edhe me futbollin e luajtur, por mbi të gjitha me gjithçka që ndodhi jashtë fushës dhe që dominoi lajmet çdo ditë. Çfarë na pëlqeu? Çfarë jo? Çfarë do të përmirësonim dhe çfarë nuk do të donim të shihnim më?
Pesë gjërat që na pëlqyen
Organizimi
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika dëshmuan edhe një herë se janë mjeshtër në organizimin logjistik të një eventi gjigant si Kupa e Botës. Përvoja e grumbulluar gjatë viteve, madje dekadave, bëri që të mos kishte asnjë situatë të sikletshme lidhur me sigurinë apo organizimin. Stadiumet madhështore të tre vendeve amerikane regjistruan një mesatare mbushjeje prej 99,7%, praktikisht një seri e pandërprerë ndeshjesh me stadiume të mbushura plot. Suksesi ishte global dhe stadiumet gjysmë bosh të Kupës së Botës për Klube 2025 ia lanë vendin një feste të vazhdueshme ngjyrash dhe pasioni.
Historitë që tregoi ky Botëror
Pa dyshim, ky ishte Botërori i historive. Nga Kepi i Gjelbër, i udhëhequr nga legjenda Vozinha, që bëri të dridhej Argjentina, te Curaçao e vogël që për disa minuta trembi Gjermaninë. Pastaj ishte vëllai i vogël simpatik i Lamine Yamalit, i cili “vodhi skenën” nga maskotat zyrtare falë natyrshmërisë dhe spontanitetit të tij. Ishte rikthimi i Lionel Messit në stadiumin MetLife dhjetë vjet pas momentit më të vështirë të karrierës së tij dhe takimi i parë mes tij dhe Lamine Yamalit, 19 vjet pas fotografi së historike kur Messi e mbante foshnjën Yamal në vaskë. Po ashtu, Paraguaji eliminoi Gjermaninë me një paraqitje historike, ndërsa Spanja konfirmoi edhe një herë se revolucioni i saj futbollistik, i nisur në vitin 2008, vazhdon ende.
Stadiumet
Gjigante, spektakolare, luksoze dhe ultramoderne. Stadiumet e Botërorit 2026 ishin ndër aspektet më mbresëlënëse të turneut. Secili kishte identitetin e vet dhe atmosferën e veçantë. Stadiumi legjendar Azteca priti për herë të tretë ndeshjen hapëse të një Kupe Bote, duke u bërë i pari në histori me këtë privilegj. Stadiumi Jalisco në Guadalajara, i ndërtuar rreth 1.500 metra mbi nivelin e detit, u shndërrua në një sfi dë shtesë fi zike për futbollistët. Ndërkohë, stadiumet në SHBA dhe Kanada konfi rmuan modernitetin e tyre, me teknologji të avancuara si çatitë që mbyllen dhe sistemet e fuqishme të ajrit të kondicionuar.
Futbolli i luajtur
Nga pikëpamja sportive, ky ishte një Botëror me nivel shumë më të lartë sesa edicionet e fundit. Sidomos kombëtaret e vogla dhe të mesme treguan përparim të jashtëzakonshëm. Futbollistët që aktivizohen në kampionatet më të forta të botës ngritën nivelin e ekipeve të tyre kombëtare. Republika Demokratike e Kongos, e udhëhequr nga Ëissa, vuri në vështirësi serioze Anglinë. Maroku, tashmë një superfuqi që nga viti 2022, u ndal vetëm nga “ajsbergu” Francë.
Japonia, megjithëse me shumë mungesa për shkak dëmtimesh, paraqiti një skuadër të organizuar dhe shumë të rrezikshme. Po kështu, Norvegjia arriti deri në çerekfi nale, Bregu i Fildishtë bëri paraqitje të mira, Zvicra ishte vetëm një simulim i Embolos larg eliminimit të Argjentinës, ndërsa SHBA-ja e Mauricio Pochettinos surprizoi këndshëm. Në përgjithësi ishte një Botëror me futboll cilësor, ku secila skuadër u përpoq të shfrytëzonte maksimalisht armët e saj.
Standardi i arbitrimit
Falë edhe udhëzimeve të Pierluigi Collinës, arbitrat lejuan më shumë lojë. Ndeshjet nuk u ndërprenë vazhdimisht nga fishkëllimat. Kontaktet fi zike, duelet e forta dhe momentet intensive u lejuan të vazhdonin pa ndërhyrje të tepërta. Në përgjithësi ishte një Botëror i arbitruar mirë. Natyrisht pati edhe përjashtime, si Francë–Paraguaj dhe Angli–Argjentinë, ku disa goditje pa top dhe faulle të qarta mbetën pa u ndëshkuar, por ishin raste të izoluara.
Pesë gjërat që nuk na pëlqyen
Politika në futboll
Është e vërtetë që politika ndikon pothuajse në çdo aspekt të jetës, por gjatë një Kupe Bote do të ishte bukur që vëmendja të ishte vetëm te futbolli. Trajtimi që morën disa delegacione në SHBA ishte i diskutueshëm. Shembulli më i qartë ishte kombëtarja iraniane, e cila u detyrua të udhëtonte pothuajse vazhdimisht me avion për shkak të kufi zimeve. Askush nuk diskuton politikat e brendshme të një shteti, por Mehdi Taremi dhe shokët e tij kishin ardhur për të luajtur futboll. Një tjetër moment i sikletshëm ishte përfshirja e detyruar e Donald Trump në foton zyrtare të ceremonisë së dorëzimit të kupës. Pamjet ku lojtarët spanjollë përpiqeshin ta spostonin për të bërë fotografi në me trofeun u bënë virale dhe u cilësuan gjerësisht si “cringe”. Madje, futbollistët spanjollë e përsëritën më vonë festimin pa praninë e tij.
Orari i ndeshjeve
Kërkesat televizive janë të rëndësishme, por futbolli luhet nga njerëz. Të zhvillosh ndeshje në orën 12:00 ose 15:00, me temperatura që arrijnë 40 gradë Celsius, nuk ka shumë kuptim. Kjo dëmton spektaklin. Ndoshta, nëse Spanja dhe Argjentina do të kishin pasur kushte më të mira fi zike, fi nalja e 19 korrikut nuk do të ishte kthyer në një betejë mbijetese. Botërori i ardhshëm në Spanjë, Marok dhe Portugali pritet të ofrojë kushte më të favorshme.
Finalja
Pothuajse të gjithë bien dakord. Finalja ishte një ndeshje e dobët. Vapa, lodhja dhe tensioni konsumuan energjitë e të dyja skuadrave shumë shpejt. Nga ai moment ndeshja u shndërrua në një duel rezistence, ku gabimet dhe shpërqendrimet zëvendësuan cilësinë teknike. Në 32 vjet janë zhvilluar dy fi nale të Kupës së Botës në SHBA, Italia– Brazili (1994) dhe Spanjë–Argjentinë (2026). Në të dyja rastet futbolli spektakolar mungoi. Rastësi? Ndoshta përgjigjja do të vijë vetëm kur SHBA të organizojë një tjetër fi nale botërore.
Spektakli i pushimit (Half-time show)
Futbolli nuk është NBA apo NFL. Jo çdo sport përshtatet me spektaklin gjatë pushimit. Shfaqja 27-minutëshe me yje të muzikës dhe shoëbizit la shumë pikëpyetje. Futbolli është sport emocionesh dhe ritmi i ndeshjes është pjesë e tij. Publiku do të kishte preferuar të shihte më shumë Messi dhe Yamal sesa Justin Bieber. Për më tepër, organizimi ishte konfuz, me hyrje të vazhdueshme të yjeve të muzikës dhe sportit dhe me ndjesinë se shumë elemente ishin të regjistruara paraprakisht ose të krijuara me inteligjencë artifi ciale. Momenti kur Madonna hyri në fushë me makinë, e drejtuar nga Ronaldinho dhe Ronaldo, ishte argëtues, por nuk mjaftoi për ta shpëtuar shfaqjen. Ndoshta në të ardhmen spektaklet duhet të zhvillohen vetëm para ose pas ndeshjes.
Pushimi për hidratim (Hydration break)
Ky ndërprerje nuk ishte një risi, por në këtë Botëror shkaktoi polemika të mëdha. Shumëkush pati përshtypjen se ishte projektuar posaçërisht për të futur reklama televizive. Në disa raste u panë zyrtarë të arbitrimit dhe arbitri i katërt duke pritur përfundimin e reklamave para se t’i jepnin sinjal arbitrit për rifi llimin e lojës. Shndërrimi i një mase mbrojtëse për lojtarët kundër vapës në një bllok reklamash nuk u prit aspak mirë.

