DEBATE NË SALLË/ Ols Dado "i përvishet" avokatëve të dyshes Veliaj-Xoxa: Mungesat në gjyq të pajustifikuara

DEBATE NË SALLË/ Ols Dado "i përvishet" avokatëve

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme ndaj Erion Veliajt është shoqëruar me diskutime për mungesën e disa prej të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës.

Në qendër të debatit ishte mungesa e Ajola Xoxës, për të cilën mbrojtja paraqiti dokumentacion mjekësor, si dhe mungesa e disa përfaqësuesve ligjorë.

Avokati i Ajola Xoxës, Gurali Braimllari, kërkoi që gjykata të marrë në konsideratë raportin mjekësor të dorëzuar në seancën e kaluar. Sipas mbrojtjes, gjendja shëndetësore e saj vijon të mos e lejojë pjesëmarrjen në proces dhe zhvillimin e një mbrojtjeje efektive.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i akuzës, Ols Dado, kundërshtoi justifikimet e paraqitura për mungesat. Sipas tij, mungesa e avokatëve dhe të pandehurve po pengon zhvillimin normal të seancës, ndërsa dokumentacioni i dorëzuar për Ajola Xoxën nuk jep të dhëna të plota mbi gjendjen e saj dhe nuk përbën arsye të mjaftueshme për mungesë.

Prokuroria kërkoi që për avokatin Plarent Ndreca të merren masa për mungesën e tij, duke e cilësuar të pajustifikuar. Gjithashtu u kërkua edhe pezullimi i afateve të paraburgimit për Erion Veliajn.

Pas paraqitjes së qëndrimeve nga të dyja palët, Gjykata e Posaçme u tërhoq në dhomën e këshillimit për të marrë vendim mbi kërkesat e bëra gjatë seancës.

EMISIONET