Kumbulla në radarët e La Ligës, tre klube spanjolle interesohen për mbrojtësin shqiptar

Kumbulla në radarët e La Ligës, tre klube spanjolle interesohen

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla mbetet profil interesant sa i takon merkatos së verës. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, tre klube të La Ligës, Rayo Vallecano, Levante dhe Elche,  kanë shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Kumbulla, i cili është në pronësi të Romës, po konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të këtyre skuadrave.

E ardhmja e tij në klubin italian mbetet e pasigurt, çka ka bërë që këto ekipe të lëvizin, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

EMISIONET