Dosja 105 faqesh/ SPAK lëshon urdhër-arrestet, ja kush janë 20 persona e trafikut të drogës

Prokuroria e Posaçme SPAK në kuadër të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet e huaja ka lëshuar 20 urdhër-arreste për trafik narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkaq lidhur me këtë operacion, “Ora News” zbardh detaje të dosjes hetimore që çuan në finalizimin e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, përkatësisht me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në kuadër të të cilës u lëshuan 20 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 14.

Në dosjen prej 105 faqesh, përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu mësohet se janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj.

Burime për Ora News bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 20-urdhër-arreste teksa 14 prej tyre janë ekzekutuar.

Sipas burimeve operacioni është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë: në Vlorë, Korçë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste janë:

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

Dosja 105 faqesh/ SPAK lëshon urdhër-arrestet, ja kush janë 20

spak operacion edison vatnikaj

EMISIONET